Bota

Ish-kryeministri i Koresë së Jugut, dënohet me 23 vjet burg për tentativë grushti shteti

Gazeta Si – Ish-kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, është dënuar me 23 vjet burg për rolin e tij në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 3 dhjetor 2024, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Ish-kryeministri akuzohet se ka luajtur një rol në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme (e cila u hoq më vonë) nga ish-presidenti Yoon Suk-yeol.

Në nëntor 2025, ekipi i prokurorëve specialë të Koresë së Jugut, kishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg për këtë.

Kërkesa u formalizua gjatë seancës së fundit dëgjimore të gjyqit të Han, e cila u zhvillua në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit.

Po çfarë ndodhi? 3 dhjetori 2024 ishte një ditë kaosi në Seul, me presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol që fillimisht shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe më pas u tërhoq pas protestave në rrugë dhe kundërshtimit unanim nga Parlamenti (si dhe, sipas analistëve, “presionit” të supozuar nga Uashingtoni, aleati i Seulit).

Qeveria e Koresë së Jugut, pasi hoqi zyrtarisht masën e emergjencës, më pas tërhoqi personelin e saj ushtarak të vendosur. Protestuesit në rrugë shpërthyen në gëzim për ndryshimin e situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë