Bota

Avioni i Trump pëson defekt, kthehet pas gjatë rrugës për në Davos

Gazeta Si – Aeroplani Air Force One që mbante Donald Trump, i cili po fluturonte për në Davos, u detyrua të kthehej mbrapsht mbi Atlantik për shkak të një problemi të vogël elektrik, siç raportohet nga mediat amerikane.

Trump shpejt arriti të hipte në një aeroplan tjetër që shkonte në Zvicër, ku pritet të flasë në Forumin Ekonomik Botëror.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do të hipin në një avion tjetër dhe do të vazhdojnë udhëtimin drejt Zvicrës”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi një problem të vogël elektrik. Për arsye sigurie, Air Force One po kthehet në bazën Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë udhëtimin me një avion tjetër drejt Zvicrës”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë