Nga Gazeta ‘Si’- Kushtet e ashpra të ngricave kanë shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës, u mbyll deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime.
Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.
Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.
Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.
Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.
Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore për shkak të kushteve të vështira të motit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



