Nga Gazeta ‘Si’- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.
Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.
Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.
Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.
Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandidaturë e mbështetur nga PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



