Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka thënë për mediat se teksa lumi Vjosa ndodhet në pikën më kritike, bëjnë thirrje për evakuim.
“Situata është kritike pasi vërshimet janë të konsiderueshme dhe nivelet e Vjosës kanë kapur limitet maksimale. Prioritet absolut është jeta dhe normaliteti i qytetarëve dhe kërkoj mirëkuptimin e tyre në rast evakuimi për të mos krijuar vështirësi të mëtejshme”, tha Çako, duke shtuar se njoftimet për evakuimin e kafshëve janë bërë që dje, pasi ka 24 orë që ka vijuar rritja e nivelit të Vjosës.
Niveli I lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra ndërsa deri më tani janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




