Pas arrestimit të tij në Venezuelë, Maduro u largua nga Karakasi me një helikopter amerikan dhe u dërgua në bordin e anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, ku u shfaq në një fotografi të publikuar nga Donald Trump në platformën Truth Social.
Më pas, ai u transportua drejt Nju Jorkut përmes Kubës.
Pas mbërritjes në Nju Jork, Maduro u dërgua në zyrat e Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA). Videoja më poshtë e tregon momentin kur ai mbërrin në SHBA dhe shoqërohet nga agjentët e DEA-së.
Më vonë, Maduro u transferua nga zyrat e DEA-së në Manhattan në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn.
Presidenti venezuelian pritet të dalë para gjykatës për akuza që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve, gjë që mund të ndodhë që të hënën.
Ai i ka mohuar më parë akuzat se ka qenë drejtues i një karteli droge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




