Bota

Një tërmet i fuqishëm 6.5 ballë godet Meksikën (video)

Një tërmet i fortë goditi sot (2 janar) Meksikën, duke shkaktuar frikë dhe panik, deri edhe rrezik të mundshëm për dëme në njerëz, përveç atyre materiale, pasi dridhjet ishin të forta.

Forca e lëkundjeve sizmike raportohet se ishte me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte Mexico City.

Njoftimin e bëri shërbimi kombëtar sizmologjik i vendit.

Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, tërmeti kishte një magnitudë 6.3 ballë dhe epiqendra e tij ndodhej në Guerrero, Meksikë.

Ai e kishte origjinën në një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Dridhja u ndje në shumë lagje të kryeqytetit dhe e detyroi presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën e saj të përditshme për shtyp.

Presidentja njoftoi më pas se kishte folur me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte ndonjë dëm serioz në atë shtet.

Helikopterët qeveritarë gjithashtu fluturuan mbi kryeqytet dhe nuk zbuluan ndonjë dëm në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë