Bota

Zvicër/ Shpërthim në një qendër për ski ku po festohej Viti i Ri, rreth 40 të vdekur

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të nisjes së vitit 2026 në Crans-Montana në Zvicër, ndërsa po zhvilloheshin festimet e vitit të ri. Fillimisht shpërthimi ka ndodhur në një bar dhe më pas ka rënë zjarr. Policia tregon se disa persona kanë humbur jetën ndërsa ka edhe të plagosur.

Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda. 

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30, në një bar të quajtur Le Constellation.

Shkaku i ngjarjes ende nuk dihet.

Crans-Montana është një qytet luksoz resorti skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, afërsisht dy orë larg kryeqytetit zviceran të Bernës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë