Nga Gazeta Si – Skiatorja me origjinë italiane që garon për Shqipërinë, la pas ditët e errëta duke vazhduar trajektoren në rritje.
Ajo mund të jetë ende në kërkim të fitores së parë historike të Shqipërisë në Kupën e Botës por vitin kalendarik e mbylli me podiumin e 7-të, dhe të 4 në 5 gara – duke ju afruar fitores gjithnjë e më shumë.
Në ditën kur Shiffrin arriti fitoren e saj të 69-të në Slalom, Colturi startoi garën e 67-të në Kupën e Botës.
Ajo dha gjithçka dhe në fund siguroi një vend të tretë në garën e fundit të këtij viti.
“Në garat e fundit kam bërë shumë më tepër dhe thjesht po provoja limitin tim. Por ishte e pamundur të fitoja, kështu që u përpoqa të bëja maksimumin” – tha ajo.

“Dëbora ishte pak më e mirë në zbritjen e dytë, kështu që mentaliteti ishte të skijoja shpejt dhe të bëja atë që bëj në stërvitje, por zbritja e dytë ishte shumë e vështirë” – tregoi Lara
“Është fantastike ta mbyllësh vitin me një podium dhe tani do t’i zhvilloj garat e ardhshme me të njëjtin mentalitet. Po afrohem në çdo garë, ndihem shumë mirë në stërvitje. Jam shumë e shpejtë, me mentalitet dhe forcë” – vazhdoi Colturi.
Te Mikaela Shiffrin Lara ka një model ideal nga i cili mund të mësojë. “Ajo është vërtet e jashtëzakonshme,” – tha Colturi për Shiffrin. “Po përpiqem të kopjoj gjithçka nga ajo. Që kur isha 5 vjeçe jam përpjekur ta bëj këtë, kështu që jam mësuar” – përfundoi skiatorja jonë
Slalomi i parë i Vitit të Ri do të zhvillohet më 4 Janar në Kranjska Gora në Slloveni dhe do të ofrojë mundësinë e rradhës që Lara të provojë të mposhtë më të mirën e të gjitha kohërave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



