Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sugjeroi që Uashingtoni do të shqyrtojë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit, nëse Teherani rindërton programin e tij bërthamor ose kapacitetin raketor.
Duke folur në Florida të hënën, Trump nuk përjashtoi një sulm pasues pas sulmeve ajrore të qershorit që dëmtuan tre objekte bërthamore iraniane.
“Tani dëgjoj se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri, dhe nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, u tha Trump gazetarëve.
“Do t’i rrëzojmë. Do t’i rrëzojmë plotësisht. Por shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, shtoi ai.
Trump lëshoi kërcënimin e tij ndërsa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
Trump tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë qenë “jashtëzakonisht fitimtarë” kundër armiqve të tyre, duke iu referuar luftërave në Gaza dhe Liban, dhe sulmeve kundër Iranit në qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




