Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike.
Ai theksoi se ky është kushti themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Berisha tha se opozita mbetet një forcë e bazuar në parime demokratike dhe refuzon dhunën si mjet veprimi politik.
Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta paqësore.
“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.
Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.
Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




