Nga Gazeta ‘Si’- Urime me rastin e festës së Krishtlindjes ka patur edhe nga radhët e politikës.
Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës së Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
“Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, tha Rama.
Edhe presidenti Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në X, uroi që kjo festë të sjellë shpresë e begati për të gjithë besimtarët e krishterë.
“Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi ai.
Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 25, 2025
Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur! pic.twitter.com/tfp4BEn5vt
Krishtlindja, festa që shënon lindjen e Jezusit, mbetet një nga ngjarjet më të mëdha të krishtërimit, duke kujtuar zbritjen e Perëndisë në tokë për shpëtimin e njerëzimit dhe duke sjellë dritë e shpresë në çdo familje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




