Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se opozita do ta çojë para drejtësisë.
Sipas Berishës, me anë të protetestave të qëndrueshme të opozitës, Rama do rrëzohet nga pushteti.
Referuar tij, Belinda Balluku bashkë me Ergys Agasin janë mafia, me të cilën sipas tij, është i lidhur Rama.
“Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave.
Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar kriminale. Por problemi në këtë rast është se kapo i kapove është Edi Rama.
Dhe ai e ka shumë të qartë. Ai është skllav i krimeve të veta” tha Berisha.
Ai i garantoi qytetarët se opozita do punojë për të bindur qytetarët në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer sipas tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




