Gazeta Si – Çiro Andolfi, 49 vjeç, një nga 100 personat më të rrezikshëm të Italisë të shpallur në kërkim, është arrestuar në Napoli.
Bosi i organizatës mafioze Camorra, jetonte në një bunker të ndërtuar brenda apartamentit të tij, një dhomë sekrete me një hyrje të fshehur pas një radiatori, e vështirë për t’u gjetur.
Ai hynte e kalonte nëpër vrimë sipas nevojës dhe ishte gati të kalonte darkën e Krishtlindjeve me familjen e tij, raportojnë mediat italiane. Megjithatë, kjo siguri dështoi nga mbërritja e karabinierëve, të cilët zbuluan bunkerin.
Ai kërkohej që nga viti 2022, pas një vendimi për “arrest me burg” për një dënim të mbetur prej 8 vjetësh, 3 muajsh dhe 10 ditësh i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, zhvatje në bashkëpunim të rënduar me metoda mafioze dhe korrupsion.
I listuar si një ndër 100 individët më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme e Italisë, Andolfi u kap në lagjen “Barra” të Napolit.
Menjëherë pasi u shpall në kërkim dhe mes tensioneve ndërklanore që lindën pas bastisjes policore të nëntorit 2022 që çoi në arrestimin e 63 personave të lidhur me klanin De Luca Bossa, me bazë në lagjen “Ponticelli”, shtëpia e Andolfit ishte shënjestra e një paralajmërimi.
Njerëz me motora skuter qëlluan disa herë në apartamentin e bosit 49-vjeçar. Një paralajmërim nga klanet rivale mes një një konflikti të pafund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




