Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë dhe nuk kishin lidhje me protestën.
Sipas tij policia ushtroi terror ndaj tyre pavarësisht se ata, thotë Berisha, nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës.
Ai tha se dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe sipas tij janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë
“Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar.
Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi.
Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës.
Kanë bërë foto. Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të. Tani këtë e kanë arrestuar.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.
Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




