Politike

Berisha: Rama fshihet pas akteve të Ballukut. Përshkallëzim protestash!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha tha se protesta e djeshme para kryeministrisë hapi një “mision” të ri të opozitës për demokracinë dhe Shqipërinë.

“Ja vdekje ja të rrojmë për liri”, tha Berisha ndërsa u bëri thirrje demokratëve për ta përshkallëzuar aksionin deri në fitore.

Unë e kuptoj që ai ishte një mundim i veçantë, por kjo është një betejë në vazhdim. Ky ishte një inaugurim me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm për Edi Ramën, narkoqeverinë e tij, ky mesazh përmblidhe me një fjalë të vetme: largohuni!

Largohuni! Nuk mund të ketë fjalë që mund të shprehë ata që ndjej për ata qytetarë që erdhën, për atë disiplinë që treguan, për atë përkushtim që treguan’, tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin Ballukut sepse është vetë prapa të gjitha akteve që ka kryer ajo.

“Edi Rama po blen kohë. Pse po blen kohë? Për vepra të zeza.

Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore, në mënyrë që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore dhe kjo do shënonte vdekjen e opozitës dhe opozitarizmit.

Kjo do shënonte asgjësimin politik të saj. Ndaj dhe kjo betejë është ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.Opozita nuk mund të shuhet.

Nuk mundet kurrë një bandë kriminale, e implikuar në aktet më të rënda, në pengmarrje, në zhdukje, në çfarë aktesh, të kontrolle të pamëshira të çdo të dhëne të qytetarëve shqiptare, në kontrolle të pamëshira të transaksioneve, nuk mundet kurrë ajo të asgjësojë sovranitetin e brendshëm të një kombi, të asgjësojë opozitën”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë