Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha tha se sipas tij Belinda Balluku ka përfituar 300 apartamente nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, Berisha theksoi se sipas informacioneve të tij, ajo ka marrë 4 milionë euro shishe vere Romanee Conti nga Ergys Agasi.
“300 apartamente, thonë mediat, ka Belinda Balluku. Jashtë çdo imagjinate.
Po nëse Belinda ka 300, u garantoj se Rama ka të paktën 1 mijë. Prandaj është mbushur me kulla.
Dhe thonë nuk shiten kullat. Po i merrkan qeveritarët kullat. 200 apartamente ajo me paratë e taksapaguesve.
4 milionë euro, i kam të dhënat e fundit direkt shishe vere,70-vjeçare Romanee Conti, të Ergys Agasit.
U garantoj se as në bodrumet e perandorit të Japonisë nuk i gjen ato ashtu.
Jo. Dhe aty vinoteka e Edi Ramës”, tha Berisha.
Sipas tij, Edi Rama e mbrojti në mënyrë të turpshme zëvendëskryeministren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




