Politike

Berisha largon Salianjin si drejtues politik i njësisë nr.6 në Tiranë

3 ditë nga protesta e thirrur më 22 dhjetor nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-deputeti Ervin Salianji është larguar nga kryetari i partisë si drejtues politik të njësisë nr.6 në Tiranë.

Ky vendim vjen pas një përplasjeje në distancë mes tij dhe drejtuesit të Partisë Demokratike, Berishës. Ky i fundit, ditën e djeshme gjatë një konference për mediat, ngriti akuza të forta ndaj Salianjit, duke thënë se takimin me demokratët në Elbasan ia kishin organizuar bandat e krimit.

Bëhet fjalë për takimet paralele që Salianji ka zhvilluar me demokratët e bazës, në të njëjtën kohë me turin e foltoreve të zhvilluar nga Berisha në qytete të ndryshme.

Berisha e cilësoi këtë si vijën e kuqe të kësaj partie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë