Politike

Berisha mazhorancës: Dorëzoni Ergys Agasin dhe Ballukun

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Kuvendi se që parlamenti t’i kthehet normalitetit duhet të sillen Belinda Balluku dhe Ergys Agasi.

Sipas Sali Berishës, Ergys Agasi ka rrëmbyer dy persona.

“Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni dhe dorëzoni këtu Ergys Agasin dhe Lubi Ballukun. Agasi është terrorist ka marrë dy pengje për Edi Ramën.

Parlament nuk ka më. Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më. Mos mbroni krimnelët. Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët. Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka”, tha ai.

Berisha shtoi se opozita është e vendosur të mbrojë ligjin dhe Kushtetutën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë