Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se takimi i djeshëm i Ervin Salianjit në Elbasan, është organizuar sipas tij nga kreu i bandës së qytetit Suel Çela.
Berisha thotë se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me krimin dhe në ditët më të vështira në politikë, dhe se Salianji, një anëtar kryesie i korruptuar, siç e cilëson Berisha, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sipas tij, Salianji me atë takim ka shkelur vijën e kuqe.
“Në të gjithë karrierën time dhe në ditët më të vështira, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht çmimit që ka pasur, kam bindjen se ka qenë dhe është veprimi më i drejtë. Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.
Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij. Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




