Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.
Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.
Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit të këtij viti dhe mbi të rëndojnë disa akuza, si korrupsion apo pastrim parash.
Veliaj rifitoi karrigen e kryebashkiakut më 3 nëntor, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, u rrëzua vendimi i qeverisë për shkarkimin e tij. Po ashtu u pezulluan zgjedhjet në kryeqytet, duke e bërë të pavlefshëm edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




