Nga Gazeta ‘Si’- Një propozim i ri paqeje, i cili po diskutohet në kuadër të negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA, parashikon që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri më 1 janar 2027, raportoi Financial Times.
Sipas burimeve të gazetës, dokumenti është diskutuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, me mbështetjen e Brukselit
Ky zhvillim vjen teksa bisedimet synojnë t’i japin fund konfliktit të zgjatur mes Rusisë dhe Ukrainës, duke vendosur një kornizë të re politike dhe të sigurisë për Kievin.
Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se kishte vizituar qytetin Kupyansk në lindje të Ukrainës, një prej zonave më të nxehta të frontit.
“Sot është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihen rezultate në vijat e frontit, me të cilat Ukraina mund të arrijë rezultate në diplomaci,” deklaroi Zelensky.
Në videon e publikuar, ai shfaqet para tabelës së qytetit, i veshur me jelek antiplumb, duke theksuar rëndësinë e avancimeve ushtarake për forcimin e pozicionit negociues të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




