Bota

Zelensky: SHBA kërkon të krijojë ‘zonë të lirë ekonomike’ në Ukrainën lindore

Nga Gazeta ‘Si’- SHBA-ja ka propozuar që disa pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, të Donbasit, të cilat kontrollohen ende nga forcat e Kievit, të krijojnë një “zonë të lirë ekonomike” sipas planit të paqes që po përpunohet, thanë zyrtarët e përfshirë në bisedime.

Rusia e quan këtë një “zonë të demilitarizuar”, u tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gazetarëve në Kiev.

“Kompromisi është që pala ruse të mos avancojë në këtë zonë”, shtoi ai.

“Nëse njëra palë tërhiqet, siç u është kërkuar ukrainasve, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin tjetër?”, tha Zelensky.

“Gjithashtu, mbetet e paqartë se si do të administrohet – e ashtuquajtura “zonë e lirë ekonomike” –  dhe si mund të pengohet avancimi i Rusisë, ndoshta me trupa me veshje civile”, tha presidenti ukrainas.

Ukraina, aktualisht kontrollon ende rreth 30% të rajoneve lindore të Ukrainës, Luhanskun dhe Donetskun, të njohura si Donbasi.

Zelensky konfirmoi gjithashtu se në këmbim, plani parashikon tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajonet si,  Sumy, Kharkivi dhe Dnipropetrovsku.

“Për rajonet jugore të Ukrainës, Zaporizhia dhe Khersoni, është planifikuar një ngrirje përgjatë vijës aktuale të frontit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë