Nga Gazeta ‘Si’- Rusia është e hapur për dialog mbi Ukrainën me vendet europiane dhe është gati të mirëpresë udhëheqësit e tyre në Moskë, por ata ‘refuzojnë të gjitha kontaktet’, tha këshilltari presidencial Yuri Ushakov.
“Europianët refuzojnë të gjitha kontaktet, edhe pse Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht: nëse ndonjë udhëheqës europian dëshiron të flasë, ju lutem, mirë se të vini, në Moskë”.
“Ne nuk kemi qëndrim negativ ndaj propozimeve për kontakt”, këmbënguli përfaqësuesi i Kremlinit, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Ndërkohë, Këshilltari presidencial rus saktësoi se, Rusia po zhvillon negociata për të zgjidhur konfliktin ukrainas ekskluzivisht me Shtetet e Bashkuara.
“Për momentin, nëse flasim për kontakte, ato po zhvillohen ekskluzivisht midis Uashingtonit dhe Moskës”, u tha Ushakov gazetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



