Bota

Trump pezullon aplikimet për emigracionin në SHBA nga 19 vende

Gazeta Si – Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka pezulluar aplikimet për imigracionin për njerëzit nga 19 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Një deklaratë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se vendimi u mor pas sulmit të 26 nëntorit në Uashington, DC, në të cilin një burrë afgan qëlloi dy anëtarë të Gardës Kombëtare, duke vrarë një oficere.

Aplikimet e miratuara për njerëzit që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga këto 19 vende që nga janari 2021 do të rishikohen.

Të tjera vende në listën prej 19 vendesh, të cilat iu nënshtruan kufizimeve të pjesshme në qershor, janë Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Trump gjithashtu ka përshkallëzuar retorikën kundër somalezëve ditët e fundit, duke i quajtur ata “mbeturina” dhe duke thënë “ne nuk i duam ata në vendin tonë”.

Që kur u rikthye në detyrë në janar të 2024-ës, Trump i ka dhënë përparësi zbatimit të ligjit për emigracionin, duke dërguar agjentë federalë në qytetet kryesore të SHBA-së dhe duke i kthyer mbrapsht azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.

Administrata e tij e ka theksuar shpesh shtytjen për deportim, por deri më tani i ka kushtuar më pak rëndësi përpjekjeve për të riformësuar imigracionin e ligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë