Nga Gazeta Si – Paraqitja e Jannik Sinner në vitin 2025 do të mbahet mend si një nga sezonet më të kompletuara të prodhuara nga çdo lojtar në epokën moderne të sportit.
Për vitin e dytë rradhazi, tenisti nga San Candido arriti një raport fitore–humbje mbi 90%.
Në krahasim me vitin 2024, Jannik shkoi edhe më larg, arriti në Finale në 4 “Grand Slam-et” dhe në “ATP Finals”.
Duke u bërë lojtari i 3 në histori që luan 5 finalet prestigjioze të sezonit në të njëjtin vit.
Kjo arritje e vendos në krah Roger Federer dhe Novak Djokovic – emra që përcaktojnë standardet e arta të tenisit.
Roger e bëri këtë dy herë, në kulmin e dominimit të tij në vitet 2006 dhe 2007.
Ai luajti në të 10 finalet kryesore, duke treguar epërsinë e tij të jashtëzakonshme në çdo terren.
Novak Djokovic u bë lojtari më i Mirë në botë në vitin 2011.
Katër vite më vonë, serbi realizoi një sezon të pabesueshëm dhe luftoi për titullin në 4 “Grand Slam-et” dhe “ATP Finals”.
Edhe më mbresëlënëse, ai e përsëriti këtë në vitin 2023 kur 36 vjeçari fitoi 4 nga 5 finalet dhe humbi një Finale dramatike në 5 sete ndaj Carlos Alcaraz në “Wimbledon”.

Duke përmendur këto legjenda, nuk duhet të harrojmë ecurinë e Ivan Lendl në vitin 1986.
Çeku arriti Finalen në “Roland Garros”, “Wimbledon”, “US Open” dhe “ATP Finals”, ndërsa “Australian Open”, atë vit nuk u zhvillua.
Sinner i bashkohet këtij grupi të rrallë, falë një viti në të cilin tregoi vendosmëri konkurruese.
Melbourne, Parisi, Londra, Nju Jorku dhe Torino e ndjenë praninë e tij.
Pesë skena, 5 përfaqësime të jashtëzakonshme, 5 mesazhe të qarta.
Për ta arritur këtë, një lojtar duhet të konkurrojë në nivelin më të lartë gjatë gjithë sezonit dhe në kushte të ndryshme.
Qoftë duke sulmuar nga baza apo duke përballuar presionin në duele të gjata fizike, Jannik gjithmonë gjeti mënyrën për të rezistuar dhe siguruar vend në finalet e mëdha.
Qëndrueshmëria, qetësia dhe aftësia për t’u përshtatur në të gjitha sipërfaqet nënvizuan një lojtar që tani është pjekur plotësisht dhe është shndërruar në një forcë kryesore.
Me tre tituj në 5 finalet më të rëndësishme, italiani ka ofruar një model të një kampioni, ambiciet e të cilit vazhdojnë të rriten me çdo turne të madh që fiton.
Objektivi i radhës për Sinner?
Titulli i tretë radhazi në “Australian Open” në Janarin e ardhshëm dhe fillimi i një serie tjetër madhështore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



