Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.
Moska dhe Budapesti nuk u vonuan në reagimet e tyre, ku sulmuan BE pas skandalit të korrupsionit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e shfrytëzoi rastin për t’i akuzuar institucionet europiane për hipokrizi.
“BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve,” tha Zakharova për agjencinë Tass. Ajo pretendoi se “miliona euro” kalojnë prej vitesh nga “kanalet e korrupsionit” në Kiev drejt BE-së, dhe se “kjo është e qartë për të gjithë”.
Edhe nga Budapesti ka ardhur një ton i ngjashëm. Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e cilësoi situatën si një tjetër goditje për imazhin e Brukselit.
“Një ditë tjetër, një skandal tjetër tronditës në BE. Policia bastis EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës në agim? Arrestime, dokumente të sekuestruara, akuza për korrupsion? As nuk do ta shpikje. Institucionet e BE-së “ngjajnë më shumë me një serial detektiv sesa me një bashkim funksional”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



