Gazeta Si – Një komando banditësh të armatosur, kanë grabitur rreth 2 milionë në një autoblindë që transportonte shuma monetare brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut në Rexhio Kalabria.
Sipas mediave italiane, gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar. Po ashtu për të kryer grabitjen, autorët bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës.
Sipas vlerësimeve fillestare, këtë mëngjes në provincën e Rexhio Kalabrias, përgjatë autostradës, ku është përfshirë një automjet i blinduar në pronësi të Sicurtransport, vlerësohet të jenë grabitur afërsisht dy milionë euro.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit dhe patrullat e policisë, të cilat siguruan zonën dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve. Operacioni i grabitësve tregon një nivel të lartë organizimi dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



