Ngjarje

Vrasje në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

Një biznesmen, Edmond Mëhalla u ekzekutua në Elbasan mbrëmjen e kësaj të diele. Mësohet se 43-vjeçari është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij, në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Po ashtu bëhet e ditur se automjeti me të cilin po udhëtonte Mahalla ka marrë tre plumba në krahun e shoferit, dy prej të cilëve besohet të kenë kapur biznesmenin në kokë.

Burime jo-zyrtare thonë se është qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Po ashtu, familjarët e viktimës kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë