Menaxhim

PPP dhe obligacione të gjelbra, plani 10 mld dollarësh i Shqipërisë për ndryshimet klimatike

Nga Gazeta ‘SI’ – Përballë rrezikut klimatik nga i cili kërcënohet Shqipëria, qeveria ka përgatitur një plan kombëtar përshtatjeje ku kërkohet veprim i menjëhershëm.

Plani 10-vjeçar do të kushtojë 9.8 mld dollarë ku zhvillimi urban, transporti dhe pylltaria do të marrin pjesën më të madhe, mbi 2 mld dollarë secila. Për 5 sektorë në total, përfshirë edhe turizmin me energjinë, janë parashikuar 66 masa prioritare.

Siç thekson drafti, financimi për këtë qëllim mund të hasë vështirësi dhe prandaj është parashikuar kombinimi i të ardhurave nga buxheti i shtetit, fondet ndërkombëtare, PPP-të si edhe obligacionet e gjelbëra, që futen për herë të parë në tregun tonë.

Nga ky Plan, qeveria parashikon të arrijë një përshtatje të komuniteteve me ndryshimet klimatike dhe aftësinë e tyre për të përballuar ndryshimet, rritje e investimeve të qëndrueshme dhe ulje të kostove në rast të ngjarjeve ekstreme klimatike dhe sigurisht mbrojtje më të mirë për ekosistemin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë