Nga Gazeta ‘Si’- Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi të mërkurën pasdite në Uashington, më pak se dy blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.
Të dy ushtarët, të cilët ishin pjesë e një patrulle në zonën e Farragut Square, u qëlluan nga një person i armatosur. Ky sulm është cilësuar si një “akt i tmerrshëm dhune” nga autoritetet, ndërsa një tjetër anëtar i Gardës Kombëtare ndërhyri dhe e ndaloi të dyshuarin para se policia të mbërrinte në vendngjarje.
Sulmi ndodhi rreth orës 14:15, kur i dyshuari, i identifikuar si Rahmanullah Lakamal, një shtetas afgan, nisi të qëllonte papritur në drejtim të ushtarëve që po patrullonin në një zonë të frekuentuar për punonjësit e zyrave.
Një anëtar tjetër i Gardës Kombëtare, që ndodhej në afërsi, dëgjoi të shtënat dhe arriti të reagonte shpejt. Ai e qëlloi dhe e mbajti të dyshuarin në tokë deri sa forcat e rendit mbërritën dhe e arrestuan.
Presidenti Donald Trump, i cili ndodhej në Florida në atë moment, e quajti sulmin një akt të lig, urrejtjeje dhe terrori, duke u betuar se administrata e tij do të sigurojë që të dyshuari të “paguajë çmimin më të lartë të mundshëm”.
Ai gjithashtu ngriti shqetësime për sigurinë e qytetarëve të huaj që kanë hyrë në SHBA pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në vitin 2021.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare identifikoi të dyshuarin si një “i huaj kriminal nga Afganistani”, por statusi i tij imigrant është ende i paqartë.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 500 trupa shtesë në Washington, pasi sulmit.
Kështu ka deklaruar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një vizite në Republikën Domenikane.
“Kjo vetëm do ta forcojë vendosmërinë tonë për të siguruar që ta bëjmë Washingtonin të sigurt dhe të bukur”, u shpreh Hegseth, i cili njoftoi rritjen e numrit të trupave, që do ta çojë numrin total të Gardës Kombëtare në kryeqytet në mbi 2 500.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



