Financa Personale

VKM/ Qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë – 15 mijë lekë në bazë të pensionit

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e radhës vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025.

Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm. Bonusi mund të tërhiqet deri në 30 qershor.

Në këtë vendim parashikohet dhënia e një shpërblim financiar nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë në varësi të pensionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë