Nga Gazeta ‘Si’- Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, Kasapi ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali, ku ndodhej për një koncert.
Ky lajm ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, pasi Shpat Kasapi njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Kasapi është një nga këngëtarët më të njohur dhe të dashur në skenën muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985, në Tetovë të Maqedonisë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Që në moshë të vogël, Shpati mori pjesë në festivalet e këngëve për fëmijë, duke fituar çmimin e tij të parë në moshën 13 vjeç. Ai shpejt u bë një idhull i të rinjve për stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë në festivale të mëdha dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Kasapi është afirmuar në tregun muzikor kosovar dhe atë shqiptar me këngë hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



