Gazeta Si – “Jemi shumë afër një marrëveshjeje.” Donald Trump e tha këtë ndërsa fliste në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me negociatat e vazhdueshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas faqes amerikane të internetit, “Axios”, Zelenski dëshiron të takohet me presidentin amerikan “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndoshta “gjatë festës Ditës së të Falënderimeve”.
Drafti i planit të paqes së Uashingtonit, i zgjeruar nga 28 pikat fillestare në 19 pikat aktuale, thuhet se është pranuar nga Kievi, sipas burimeve amerikane.
Elementet “më të ndjeshme politikisht”, të lëna në kllapa në dokument, do të vendosen nga Trump dhe Zelenski.
Ukraina mbështet “thelbin” e kornizës së marrëveshjes së paqes pas bisedimeve të Gjenevës, raporton agjencia “Reuters” në internet, duke cituar një zyrtar ukrainas.
“Është e qartë se Rusia nuk ka dëshirë për një armëpushim”. Presidenti francez, Emmanuel Macron e deklaroi këtë pas takimit virtual të Koalicionit të të Vullnetshmëve.
“Sot nuk ka qartësisht asnjë dëshirë ruse për një armëpushim”, deklaroi kreu i shtetit, duke shtuar se Moska nuk ka treguar “gatishmëri për të diskutuar” draftin e planit amerikan për Ukrainën, i cili u ndryshua pas bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Gjenevë fundjavën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



