Nga Gazeta Si – Matteo Berrettini dhe Flavio Cobolli udhëhoqën Italinë drejt një titulli historik (i treti rradhazi) në “Davis Cup” të dielën, kur fituan përballë një tifozërie të zjarrtë në Bolonja kundër Spanjës.
Në ndeshjen hapëse, Berrettini bëri një paraqitje të përsosur duke mposhtur spanjollin Pablo Carreno Busta 6-3, 6-4 për startin ideal.
Cobolli rekuperoi humbjen e 7 nga 8 “game-ve” të para në ndeshjen kundër Jaume Munar, duke arritur një fitore 1-6, 7-6(5), 7-5.
Italia triumfoi gjithashtu në finalet e “Davis Cup” në vitet 2023 dhe 2024 në Malaga dhe tani është vendi i parë që prej Shteteve të Bashkuara (1968-1972) që fiton tre tituj rradhazi.
Berrettini siguroi që Italia të kishte fillimin perfekt në Finalen e së dielës duke bërë një paraqitje mbresëlënëse në shërbim.
Tenisti 29-vjeçar shënoi 13 ace dhe nuk humbi asnjë pikë gjatë fitores prej 79 minutash.
I klasifikuar në vendin e 56 në renditjen “PIF ATP”, ai ka fituar 11 ndeshjet e fundit në “Davis Cup”, që prej vitit 2022.
Me shpresat e Italisë mbi shpatulla, 23 vjeçari Cobolli, tregoi forcë dhe vendosmëri të madhe për t’u rikthyer pas fillimit të ngadaltë kundër Munar.
Pasi humbi setin e parë dhe u thye menjëherë në fillim të setit të dytë, Cobolli realizoi përmbysjen vendimtare për të barazuar 1-1.
Ai më pas shfrytëzoi pikën e tij të 7 të setit për ta çuar ndeshjen në set Final, ku siguroi fitoren në “game-n” e e 11-të.
Cobolli pati një javë të paharrueshme në shtëpi, pasi ruajti 7 pikë në fitoren ndaj belgut Zizou Bergs në ½ Finale.
Spanja erdhi në Finalen e “Davis Cup” për herë të parë që nga triumfi i vitit 2019. Ish-kampionët mposhtën Çekinë dhe Gjermaninë për të arritur në Finale.
Pas këtij suksesi, Italia u bë kombi i parë “jo Grand Slam” që fiton titujt e “Davis Cup” dhe “Billie Jean King Cup” në të njëjtin sezon në më shumë se një rast, duke ndjekur Shteteve të Bashkuara dhe Australinë.
Italia e arriti këtë edhe pa shërbimet e yjeve të “Top 10”, Jannik Sinner dhe Lorenzo Musetti.
Tituj në “Davis Cup”
32 Shtetet e Bashkuara të Amerikës
28 Australazia/ Australia
10 Ishujt Britnikë/ Britania e Madhe, Franca
7 Suedia
6 Spanja
4 Italia
3 Çekosllovakia/ Republika Çeke, Gjermania, Rusia/ RTF
2 Kroacia
1 Afrika e Jugut, Serbia, Zvicra, Argjentina, Kanadaja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



