Financa Personale

Shqiptarët, me fuqinë blerëse më të ulët në Europë. Të ardhurat në nivele minimale

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët renditen në fund të Europës sa i përket të ardhurave të disponueshme për qytetarët, një tregues që mat nivelin e mirëqenies.

Sipas të dhënave të Eurostat, të ardhurat e disponueshme për shqiptarët , pra të ardhruat që mbeten pasi paguhen detyrimet + mbështetja sociale, vlerësohen në 5.000 PPS, një njësi që mat fuqinë blerëse reale të individëve. Kjo shifër tregon se qytetarët shqiptarë kanë mundësi më të kufizuara për të përballuar shpenzimet e përditshme krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Grafiku i njëjtë tregon gjithashtu se pensionet në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në botë, me një fuqi blerëse prej rreth 1.700 PPS. Pensioni mbetet lloji i vetëm i mbështetjes sociale në vend.

Në krahasim me rajonin, fuqia blerëse më e lartë gjendet në Serbi, me pothuajse 10.000 PPS. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndjekin me rreth 6.000 dhe 5.000 PPS secila, duke lënë Shqipërinë të fundit.

Në nivel rajonal brenda vendit, të dhënat tregojnë një pabarazi të dukshme. Zona veriore e Shqipërisë ka numrin më të lartë të njerëzve në rrezik varfërie, mbi 24%. Zona qendrore shënon një normë prej 19.8%, ndërsa zona jugore ka nivelin më të ulët, 18.4%. Rreziku i varfërisë në Europë është 16.2%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë