Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua parlamentit suedez përmes video-lidhjes.
Ai tha se ky është “një moment kritik” dhe se Ukraina po punon “ngushtësisht me SHBA-në dhe partnerët e tjerë europianë për të përcaktuar hapat” drejt përfundimit të luftës.
“Putini kërkon njohje ligjore për atë që ka vjedhur… jo vetëm nga Ukraina, por ai e kërkon këtë nga i gjithë bota, dhe kjo është shumë e rrezikshme,” u shpreh Zelensky.
Ai shtoi se gjatë bisedimeve deri tani kanë arritur t’i mbajnë “pikat shumë të ndjeshme” në tryezë, përfshirë: lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës ukrainas, dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer.
Por ai theksoi se ka ende shumë për të bërë dhe kërkoi marrjen e vendimeve për përdorimin e asetëve të ngrira ruse. “Agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur,” tha Zelensky para parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



