Rend dhe Ligj

Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia e nuk ka shkelur ligjin

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar se policia nuk ka shkelur ligjin gjatë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta tetorin e shkuar.

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, kryepolici i vendit theksoi se forca përdoret kur bëhet rezidencë.

“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Për arrestimin e Metës nuk kishte përdorim force”, – tha Proda.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 21 tetorit nga agjentë të policisë, të cilët i ndaluan makinën në rrugë teksa po futej në Tiranë te mbikalimi i Kamzës.

Sipas pamjeve filmike, Meta u nxorr me dhunë nga mjeti i tij, me pretendimin se nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për t’’u shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në lidhje me këtë çështje, SPAK ka theksuar se ka dhënë urdhrin për arrestimin e tij, por jo që të ketë autorizuar përdorimin e forcës ndaj ish-presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë