Sport

71 fitore dhe Finale në Torino për Alcaraz

Nga Gazeta Si – Dhe asnjë tjetër lojtar nuk i afrohet këtij ritmi këtë vit. Ishte një ditë e madhe për Carlos Alcaraz në “ATP Finals” në Torino, pasi jo vetëm siguroi kualifikimin në Finalen e turneut, por konsolidoi edhe renditjen si Nr. 1 në Botë në përfundim të sezonit.

Por kishte edhe një moment tjetër të rëndësishëm që mund të jetë lënë pak në hije. Fitorja 6-4, 6-1 ndaj Lorenzo Musetti-t ishte e 70-ta e këtij viti. Ndërsa ajo ndaj Auger-Aliassime 6-2 6-4 e rriti këtë numër në 71.

Spanjolli ka një bilanc mbresëlënës prej 71 fitoresh dhe vetëm 8 humbjesh këtë sezon. Dhe asnjë tenist tjetër nuk i afrohet këtyre shifrave këtë vit.

  • Më shumë fitore në ATP Tour 2025:
    71: Carlos Alcaraz [70-8]
    56: Alex de Minaur [56-23]
    55: Jannik Sinner [55-6]
    55: Alexander Zverev [55-24]
    53: Taylor Fritz [53-23]

Asnjëri nga De Minaur, Sinner apo Zverev nuk mund të largohet nga Torino me më shumë se 58 fitore.

Gjermani është i vetmi prej të tretëve që mund të shtojë më shumë, pasi është i vetmi që pritet të luajë në Finalen e “Kupës Davis” javën e ardhshme.

Edhe Alcaraz parashikohet të luajë në të njëjtën Finale. Në kontekst historik, të fitosh 71 ose më shumë ndeshje në një vit është diçka e rrallë, veçanërisht vitet e fundit.

Alcaraz është vetëm tenisti i 2 në 9 vitet e fundit që e arrin këtë, pas Sinner, i cili e bëri vitin e kaluar. Para kësaj, duhet të kthehemi pas në vitin 2016, kur këtë e arriti Andy Murray.

Dhe në moshën 22-vjeçare, Alcaraz është gjithashtu lojtari më i ri që fiton 71 ose më shumë ndeshje në një vit që nga Novak Djokovic në vitin 2009. Fituesi i 24 “Grand Slam”-eve ishte pak më i ri se 22 vjeç kur e arriti këtë.

  • Tenistë me 70+ fitore në një sezon, prej vitit 2000:
    2000: Safin (73)
    2001: Hewitt (80)
    2002: Asnjë
    2003: Federer (78), Roddick (72), Schuettler (71)
    2004: Federer (74), Roddick (74)
    2005: Federer (81), Nadal (79)
    2006: Federer (92)
    2007: Nadal (70)
    2008: Nadal (82)
    2009: Djokovic (78)
    2010: Nadal (71)
    2011: Djokovic (70)
    2012: Ferrer (76), Djokovic (75), Federer (71)
    2013: Nadal (75), Djokovic (74)
    2014: Federer (73)
    2015: Djokovic (82), Murray (71)
    2016: Murray (78)
    2017: Asnjë
    2018: Asnjë
    2019: Asnjë
    2020: Asnjë
    2021: Asnjë
    2022: Asnjë
    2023: Asnjë
    2024: Sinner (73)
    2025: Alcaraz (71 deri tani)

Aryna Sabalenka dhe Iga Swiatek kryesojnë turin e femrave me 63 dhe 62 fitore këtë sezon. Swiatek përfaqëson Poloninë në play-off’in e “Billie Jean King Cup” gjatë ditëve në vijim.

Të fitosh 70 ndeshje në një vit në turin e femrave, kohët e fundit është edhe më e rrallë. Gruaja e fundit që e arriti këtë ishte Serena Williams, me 78 fitore në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë