Gazeta Si – Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-ve, Pete Hegseth, njoftoi një operacion të ri të quajtur “Shtiza Jugore” për të shtypur “narkoterroristët” në Hemisferën Perëndimore.
Misioni do të drejtohet nga Task Forca e Përbashkët “Shtiza Jugore” dhe Komanda Jugore e SHBA-ve (SOUTHCOM) me qëllim mbrojtjen e “Shteteve të Bashkuara, largimin e narkoterroristëve nga hemisfera jonë dhe mbrojtjen e atdheut tonë nga drogat që po vrasin popullin tonë”.
Presidenti venezuelian, Nicolaís Maduro, i bëri një thirrje publike presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke i kërkuar të “bashkohet për paqen në kontinent”, gjatë një marshimi pro-qeveritar në Karakas.
“Jo luftërave të përjetshme, jo luftërave të padrejta, jo Libisë, jo Afganistanit. Rroftë paqja!” deklaroi Maduro, duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Trump, udhëheqësi “çavist” u përgjigj: “Po, paqe! Po, paqe!”, duke përsëritur se nuk është i shqetësuar për një agresion të mundshëm ushtarak: “Ne jemi të zënë duke qeverisur me paqe”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



