Politike

Rama: Sigurimet para një krize të jashtëzakonshme. Duhet zgjidhje gjithëpërfshirëse!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), për herë të parë në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, theksoi se ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë, ndaj kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim qtë përbashkët mes vendeve.

“Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe që kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore gjithpërfshirëse. Problemi ështëe që dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonomitë tona dhe po imponon një kostot të shtrrenjë në jetët tona. Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët. Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsideratë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara. Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, dhe të stresojnë komunitetet. Megjithatë mes këtyre sprovave ka mësim të fuqishëm, mund të mos parashikojmë dot çdo katastrofë por mund të fortifikohemi për të përballur dhe rimëkëmbur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se këto rreziqe që kanos njerëzimin, kanë dhe lidhjet mes tyre si një raport ‘shkak-pasojë’, e që “mund të rrisin edhe dobësitë tona”, siç u shpreh ai.

“E gjithmonë e më tepër, rreziqet janë të ndërlidhura, kërcënimet e klimes që e njohëm tek pasiguritë financiare, ndërkohë që ndërhyrjet kibernetike lidhen me stabilitetin tonë dhe harmoninë shoqërore. Ato ndërlidhje që nxisin rritjen, mund të rrisin edhe dobësitë tona. Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, na duhet të përqafojmë një qasje të rezistencës, që merr në konsideratë moritë e sfidave që përballen familjet, bizneset e kombet”, tha Rama.

Ai tha se nisma si mikrosigurimet mund të ndihmojnë në zgjerimin e mbulimit duke përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta, duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë