Bota

Rubio: SHBA ka shteruar pothuajse të gjitha opsionet për sanksione të reja ndaj Rusisë

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “kanë mbërritur pothuajse në kufijtë” e mundësive për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Sipas tij, shumica e kompanive më të mëdha të naftës tashmë ndodhen nën kufizime, dhe “përtej kësaj pike, është një rrugë pa dalje”.

Rubio shtoi se tani “i takon Europës të merret me flotën e errët të Rusisë”, duke iu referuar anijeve që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore dhe për të transportuar naftë në mënyrë të fshehtë.

“Ne kemi bërë pjesën tonë”, tha Rubio, duke theksuar se Washingtoni nuk ka më shumë instrumente realisht efektive për të shtuar presionin ekonomik ndaj Moskës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë