Politike

A do paraqitet në SPAK për ’21 janarin’? Berisha: Shkoj, por vetëm me një kusht!

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i PD Sali Berisha, i pyetur nëse do të paraqitet në SPAK për 21 janarin, tha se do t’i përgjigjet thirrjes së drejtësisë sa herë që ta kërkojnë.

Por shtoi se kushti i tij i vetëm është që të marrë fletë thirrjen për të shkuar.

“Mund t’u pohoj atë që kam thënë, i jam përgjigjur çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Do t’i përgjigjemi. Nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje ‘a do i përgjigjem?’ Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen.

Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur me dhjetëra njoftime të tjera. Asnjëherë mos më pyesni a do shkosh, unë do shkoj në çdo rast që të thirrem për çdo problem që të thirrem nga organet e drejtësisë”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se duhet një hetimi i gjerë për çështjen, që sipas tij pengohet nga qeveria aktuale dhe po përdoret prej tyre për propagandë.

“Çështja e 21 janarit është hetuar një herë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD për të cilën kam shprehur publikisht konsideratat. Çështja e 21 janarit nga viti 2013 kur ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot është penguar të hetohet, mendoj unë, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-ve dhe BE-së janë shumë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici te organizatori kryesor. Çfarë ka ndodhur? Prej 13 vitesh, kjo çështje përdoret për propagandë, por shoferi që i përdori mish për top njerëzit siç e ka thënë bukur shkrimtari që merret tani me probleme teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama. Ai i solli në protestën më të dhunshme”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë