Nga Gazeta ‘Si’- Rusia është e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën, në Stamboll, citohet të ketë thënë zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Politchuk.
Sipas mediave ndërkombëtare përfaqësuesit e të dy palëve nuk janë takuar ballë për ballë që nga takimi në Stamboll, mbajtur më 23 korrik.
Sipas mediave të huaja zyrtari rus tha se zyrtarët turq kanë sugjeruar vazhdimisht rifillimin e bisedave të paqes.
Ndërkohë Ukraina hedh poshtë akuzat ruse se është përgjegjëse për mungesën e përparimit në procesin e paqes.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi të enjten se mënyra më efektive për të mbështetur financiarisht Ukrainën është përmes një huaje që bazohet në asetet ruse të ngrira.
Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, ajo tha se vendet anëtare të BE-së kanë tre opsione për të siguruar fondet e nevojshme: përdorimin e hapësirës buxhetore të BE-së për ngritjen e kapitalit, një marrëveshje mes shteteve për ta bërë këtë individualisht, ose huaja e dëmshpërblimeve që do të shlyhet nga Rusia nëse ajo paguan reparacionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



