Nga Gazeta ‘Si’- Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1.500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor.
Fotot e fundit të realizuara më 8 nëntor tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit rrafshuar me tokë në më pak se një muaj.
Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë dukshëm më i lartë, me imazhet satelitore për disa zona që nuk janë të disponueshme.
Disa ekspertë kanë argumentuar se shkatërrimet mund të shkelin kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, Egjipti, Katari dhe Turqia.
IDF ka mbrojtur veprimet e saj dhe një zëdhënës tha: “Sipas marrëveshjes, e gjithë infrastruktura terroriste, përfshirë tunelet, do të çmontohet në të gjithë Gazën. Izraeli po vepron në përgjigje të kërcënimeve, shkeljeve dhe infrastrukturës terroriste.”
Më 18 tetor, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shkroi në X se “demilitarizimi i Gazës duke shkatërruar tunelet e terrorit dhe të gjithë infrastrukturën e terrorit” ishte një pjesë “e qartë” e politikës së sigurisë së Izraelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



