Nga Gazeta ‘SI’ – Më pak lindje u regjistruan në Shqipëri gjatë tremujorit korrik shtator.
Sipas shifrave nga INSTAT, në këtë periudhë lindën 1.2% më pak foshnje se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Gjithsesi, shtesa natyrore e popullsisë në rang kombëtar rezultoi pozitive për shkak të uljes dhe të vdekjeve me rreth 12%.
Konkretisht në tremujorin e tretë 2025 në Shqipëri lindën 6.408 foshnje dhe vdiqën 5.061 personave. Shtesa natyrore rezultoi 1.347.
Gjatë periudhës, shtatë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Tirana mbetet qarku me më shumë lindje, 2.509, por edhe aty vërehet një rënie e këtij treguesi në raport mujor, rreth 500 lindje më pak. Rënie e numrit të lindjeve raportohet edhe në Shkodër, Dibër, Vlorë, Durrës dhe Korçë.
Qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 216 vdekje më shumë se sa lindje.
Numri më i ulët i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Kukësit, me 100 raste, ndërsa numri më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.271 raste.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



