Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbushë në mënyrë konsistente reformat në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë reforma konsistente”, tha Gonzato gjatë fjalës që mbajti në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.
Ai tha se mbyllja e grup kapitujve për anëtarësimin në BE do të jetë një fazë më sfiduese për vendin tonë, pasi ky proces është më i vështire se sa çelja e tyre.
“Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



