Ka ndodhur

Tiranë, humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, pasi një i ri ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në një fabrikë në Bathore.

21-vjeçari me iniciale J. B., fillimisht humbi ndjenjat, u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë dot.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet për shkaqe natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë