Bota

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 20 viktima dhe qindra të plagosur

Nga Gazeta ‘Si’- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin pas mesnatës rreth orës 01:00 sipas orës lokale.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 320 të tjerë u plagosën raportojnë autoritetet lokale, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Tërmeti goditi pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, me rreth 500,000 banorë, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me magnitudë prej 6.3 ishte në një thellësi prej 28 km dhe ishte shënuar në një nivel alarmi portokalli, që tregon se ka të ngjarë të ketë “viktima të konsiderueshme”. 

Tërmeti shkatërroi pjesërisht edhe xhaminë e shenjtë të qytetit, të njohur si Xhamia Blu e Mazar-i-Sharifit, një nga monumentet më të rëndësishme fetare në vend, njoftuan autoritetet lokale.

Vetëm dy muaj më parë, një tjetër tërmet në lindje të vendit vrau mbi 2 mijë persona, ndërsa në vitin 2023, një tërmet në Herat dhe një tjetër në 2022 në Nangarhar shkaktuan qindra viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë