Nga Gazeta Si- Ish-kryeministri dhe lideri i PS-së, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, pasditen e kësaj të premteje, 31 tetor.
Fatos Nano ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë.
Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës.
Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.
Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



